Fryma poetike e së dielës me poeten;Nasia XhEMALAJ
Për Nënën .
——————-
Ti je ende në jetë,e moshuar,
e fortë më s’je si dikur ,
thinjat e bardha të mbuluan,
sëmundje e halle shumë.
Ti je tashmë e pa mundur
dhe s’mundem afër të jem ,
kjo kohë bastarde bërë o nënë,
dhe njerkë vendi ku kam lerë.
E s’mundem sot të të puth dorën,
-gëzuar nënë ,të të them
kjo kohë tinzare ka ngul kthetrat,
dhe kurbeti lum me vrerë.
E ndihem dobët dhe e vrarë,
të kesh nënën ende në jetë,
dhe jeta gjarper nuk lë udhë,
sa herë të mundesh t’shkosh n’atdhe.
/www.QendraPress.com/