Çaste poetike me poeten;Mimoza Eliona OSMANI

I duhej…

———————————-

Ajo qe si koha që rend, transparente..

Tek zgjidhte çdo nyje” si lidhëse këpucësh

Qe ujë i kulluar si syri pa lente..

E avullt, e zjarrtë për puthje buzësh.

I duhej të ikte, të largohej papritur,

Nuk kishte më frikë të rifillonte nga e para

Se qelqi më s’ngjitet, kur është plasaritur

Si lule një tokë kërkon të hedh fara…

Mbi kurmin e bukur, mbi flokët e gjatë

Një erë e dalldisur si zemra e sajë

E ngrinte të sigurt në rrugë që me natë..

Drejt agut të ri mes luleve maji .

Nga fustani i hollë i dukeshin llërët

Guxoi sandalet t’i marrë nëpër duar

Tek ecte këmbëzbathur shkujdesur mbi rërë

Me ëndrrat mbi supe si fluturat vrapuar…

/www.QendraPress.com/