Çaste poetike me poeten;Blerta BASHA

KUR NËNA NUK ËSHTË MIRË

Eh kur sëmuret e rënkon nëna,

Tundet mali dridhet zemra,

Ndahet shpirti në dy pjesë,

Kur ke nënën ke gjithmonë shpresë.

Ah dora jote nënë që më ledhatoje,

Si bleta kur ledhaton nektarin,

Tani që ti ke nevoj për më shumë,

bija të erdhi natën për gjithë natën ,

Të puthi shpirtin edhe zemrën.

A mi shikon qerpikët nënë ngarkuar,

Me lotin e dhimbjes e të mallit,

Mi fshi nënë me buzëqeshjen tënde,

Si kur vija e më prisje përherë,

Kur ti nënë nuk je mirë me shëndet,

Unë jetoj me shpresë e me dhimbje në jetë!

/www.QendraPress.com/