Filloi ‘’Java e Remzi Ademaj’’.marrin pjesë për 43 shkolla dhe mbi 1100 nxënës.
Filloi ‘’Java e Remzi Ademaj’’ sot, filloi në sheshin’’Shadërvan ‘’ për të vazhduar që hapja solemne të bëhet në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit . Në këtë organizim marrin pjesë nxënës nga 43 shkolla dhe mbi 1100 nxënës të komunës së Prizrenit. Lidhur me këtë organizim sot, në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit ishin nënkryetari i komunës së Prizrenit Kujtim Gashi me këtë rast tha se në emrin tim ,dhe të kryetarit të komunës sot, po e fillojmë tani më këtë event tradicional që në vete mbërthen edhe respektin për komandantin e parë Vërrinit Remzi Ademaj dhe për gjithë të rënët që ranë ën altarin lirisë. Ky është aktivitet shumë dimensionale dhe që nxisin dijen dhe talentin edhe përkujton emrin e dëshmorëve .Drejtoresha ë Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj, tha se sot po fillojmë ‘’ Javën e Remzi Ademaj’’ ku në këtë event marrin pjesë nxënës të përzgjedhur nga 44 shkolla dhe janë mbi 1100 nxënës që do të garojnë në 14 drejtime të ndryshme si në drejtimet sportive ato të poezisë dhe drejtime tjera për arritur rezultate sa më të mira. Derisa në emër të familjes së komandant Remzi Ademaj ka falënderuar për përkushtimin Hamit Ademaj i vëllai i komandantit i cili tha se angazhimi i madh i nxënësve dhe mësimdhënësve vërtetë po na nderon neve dhe po e nderon gjakun e dëshmorëve të rënë tha ai dhe vazhdoi. Në këtë event ishin prezentë edhe drejtorët e ekzekutivit të Prizrenit pastaj përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta , ishte edhe Nait Hasani njëri nga thelluesit e UÇK-së dhe bashkëveprimtar i Remzi Ademajt./ëëë.QendraPress.com/