Fryma poetike e së mërkurës me poetin:Gëzim AJGERAJ
MOTE TË TRAZUARA
———————————–
Pak diell sa për dritë
lidh me një litar rreth qafe
dhuratë për ditët e bardha
ehhh Kosova ime
fushë e lulëkuqeve të dhimbjes
shpirtëlodhura
dorë e Zotit me Ty
m’at anë gardhi
një qen leh me me gjuhë kanibali
mord i thirr të ardhmes
nga Kalamegdani
një turmë të mallkuarish
ia mbanë ison
gjak i prishun i etnis
ditën ma prishin
e natën mlënë pa gjumë
tek i bëjë roje lirisë
populli imë plagëplot
kujdes gjumit të tepërt
moteve të trazuara
Maj, 2024
/www.QendraPress.com/