Fryma poetike e së mërkurës me poeten: Dorina dhe POEZIA

AJO

—————————

Ish’ ajo që më priste pas portës,

priste të trokiturën time, natën vonë

rrasakpitur nga lodhja, ulur rreth votrës,

e më pas, e heshtur, brenda në dhomën tonë.

Ish’ ajo, gruaja e ëndrrave t’mia,

unë djali çapkën, i orëve t’vona,

ish’ vajza që m’kish’ mësuar c’është dashuria,

vishte fytyrën me buzëqeshje, e s’thoshte kurrë: U lodha.

Ish’ gruaja, unike, që e kishin zili,

kur e shihja m’dukej, sikur dielli lindte nga perëndimi,

aty ku shkelte ajo, nuk ishe kurre ti,

ishte ajo që ndizte zjarrin e dashurisë, dhe amshimi!

Dorina Dhe Poezia

/www.QendraPress.com/