Fryma poetike e së mërkurës me poeten: Ganimete Jakupi DEMIRI
ZEMËRGJERË
—————————-
S’ka më mirë se të jesh zemërgjerë
T’i ndihmosh çdokujt që të troketë në derë
Me aq mundësi sa ke
Njeriun prapa pa asgjë mos e kthe
Se një gjë është e sigurtë
Zemërgjerin as Zoti kurrë se humbë
Sa do njeriu që nuk ia di për nderë
Zoti të mirat në det nuk ia hedhë
Kush bën mirë të mirat e presin
Të hapen dyert ngado që shkon
E mira gjendet në kohë të vështira
Se secili njeri për tjetrin ndonjëherë ka nevojë
Andaj bëni mirë sa të mundeni
E sidomos atyre që janë në vështirësi
Kushedi se çfarë bekime do të merrni
Sepse të mirat nuk humbin kurrsesi
Ganimete Jakupi, Zvicër.
/www.QendraPress.com/