Fryma poetike e së mërkurës me poeten: Shkurtë A. Krasniqi SALIHU

Deri kur

—————————-

Mbi hënën e rrethuar me yje

Do zbrazet e keqja si hije,

E do lënget e bërtet për dritën e vetë

Deri kur,

Kur zana të thërret thellë brenda në shpirt

Për të dhënë krahët e vet, e ti

vazhdon e bërtet, për prangat që t’i

kanë vënë mbi duar

Deri kur,

Dhe mëngjesi i ri me diell kur të agon

E nuk po të shëron

Se po, plaga u bë një shpellë në murë

Deri kur,

Eh kur rrufeja prapë të godet

E më nuk trembesh kurrë

Se po, u bëre imunë nga kjo rrëmujë

Deri kur,

Eh kur e vërteta të del,

Mbi gjykimin tënd pa të drejtë

Do mbetesh i ftohtë si një gurë!

Deri kur,

Eh po kjo qenka jeta

Ti prit e përpëlitu

Gjersa tjetrit i shtohet buzëqeshja në nur.

(Nëntor 2023)

/www.QendraPress.com/