Çaste poetike me poeten;Bujana MALAJ
Nuk të gënjej…..!
————————-
Unë erdha aty
kur nuk ishe ti
hapat i njoha
i ndrydhi koha
por përsëri
do t’vij aty
ajo do t’jem
më prek s’më njeh
për dore më kap
larg teje një hap
sytë çakërdisur
drejt teje të nisur
nuk të gënjej
ajo do të jem
mos thuaj nuk je
më njohe të re
koha ndryshon
veten tradhton
do të jem unë
dhe ti do të jesh
mëkatar dashurie
/www.QendraPress.com/