Çaste poetike me poeten;Shire DHIMA

Halli kërkon hall!

————————

E si qenka bërë shpirti, vetëm tunele

Në barin anës rrugës ,kulloskan sa dele

Hapet rruga me sa eskavatorë

Si duruaka shpirti, punojnë si mbi orë.

Punojnë papushum ,ditë dhe natë

Ç’të bëj me shpirtin ,nuk paska rehat

Ku xhanëm vallë e gjejnë fuqinë?

Hekuri jep e jep ,edhe ai shkrin.

E hëngrën shpirtin,ka mbetur dhe pak

Sa t’më freskojë zemrën ,kur ajo ka vapë

Ku do vej vallë, vetëm me të gërryer

Gënjehet me xixa ,sa për të ushqyer.

Syri nën qerpik,nis dhe ndërton strehë

Gjithë lotin e dhimbjes,ta fsheh nën fole

Buza drithërohet , bën sikur kërcen

Në shpirt copëtuar,copa dhimbje gjen.

Jeta vjen si fllad,hallet dimërojnë

E grisin pranverën,kërkund se lëshojnë

Nuk ndahet kjo stinë,dhe në zheg të gushtit

Paska lindshmëri,dhe në mes të prushit

/www.QendraPress.com/