Çaste poetike me poeten;Dafina CARKANJI
QESH O NJERI!
——————————-
Qesh ,o njeri qesh!
Edhe kur ke një hall.
E di që është e vështirë,
Po jeta një ditë ndal.
Nuk jemi të përjetshëm,
Një ditë do të shkojmë.
Sa më shumë të qeshim,
Më shumë të gëzojmë.
Jeta është e shtrenjtë,
Nuk ja vlen ta ndrydhim.
Para padrejtësive,
Sytë të mos i mbyllim.
Me fjalën e bukur,
“Të ndërtojmë ura”.
Qoftë dhe për një çast,
Të na qeshi buza. /
www.QendraPress.com