Çaste poetike me poeten;Sofia GJINIKA

UDHËKRYQET

———————————-

Seç më del avull nga goja

E jam duke u përvëluar

Ku e ka folenë shqiponja?

Me një frymë i kam dërguar.

Se kam mall për fjalë zemre

Aty ku derdhet mushti i fjalës

Se shkojnë vitet e më s’kthehen

Të fshijë ngadalë pengjet e largët.

Dhe me këmbë të marr detet

Fushat mbushur me kallinj

Këta tinguj, fllad pranvere

Gjithë lodhjet do t’mi shkrijnë.

Dhe një ferrë që të shkel udhës

Ta kthej shpejt në trëndafil

Të dehet syri, etja e buzës

E zemrës çerdhe, antivaksinë.

Rrëmbyer avujt e magjisë

Firmosur dimrat acartë

Dëshira, rizgjimi i fëmijërisë

Brigjeve të detit dallgë.

Ku nisën stacionet e ëndrrave

Si zog i fshehur, krah prerë

Në udhëkryqe, vrapimi i viteve

Zemra flladit atje përherë.

/www.QendraPress.com/