Kadri Veseli feston sot ditëlindjen.
Njëri ndër thelluesit dhe strategët e UÇK-së. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli feston sot ditëlindjen.
Kadri Veseli ka mbushur sot 57 vite, ndërsa, kjo është ditëlindja e parë që ai po e kalon në Hagë, pas arrestimit nga Specialja në vitin e kaluar. Ai u lind më 31 maj të vitit 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës.Në vitin 1990 filloi studimet në Prishtinë, në Fakultetin e Bujqësisë si dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Për shkak të rrethanave politike Kadri Veseli pjesën e mbetur të studimeve nga Universiteti i Prishtinës, e vazhdon në Universitetin e Tiranës, në degën e Agronomisë. Ndërkaq pas vitit 1999, ai ka vazhduar formimin e tij profesional në “MBA in General Management” Aktivitetin atdhetar dhe politik ai e nisi si student më 1988-1989, në radhët e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK-më vonë LPK) duke u bërë njëri prej organizatorëve të protestave dhe demonstratave që zhvilloheshin në atë kohë kundër sistemit serb dhe jugosllav që ushtronte dhunë mbi popullin shqiptar dhe dhunonte të drejtat nacionale dhe njerëzore të shqiptarëve. Prej vitit 1993 deri më 1998, Kadri Veseli bashkërendon aktivitetet rreth luftës së armatosur që nga Zvicra, Shqipëria, zona e Dukagjinit, Drenica, Pashtriku etj.Ai sot, feston ditëlindjen dhe prapë në frontin për ta dokumentuar e dëshmuar luftën drejtë të UÇK-se dhe krenar e plotë elan për Kosovën e tij që e mbrojti e luftoi e po e mbron me dinjitet të plotë./www.QendraPress.com/