Fryma poetike me poetin:Përparim DIDA

Sonte dua t’i thyejë tingujt e akullt

————————————————

Dua ta thurr sonte ma t’bukurën melodi,

notat e saj nëpër yje desha ti mbledh.

Të m’i merr në gji e të mi ndritë meteori,

ai i pentagramit me kaligrafi t’mi hedh.

Sonte unë,dua ti thyejë tingujt e akujvet,

ti shkrijë meteorzjarrti n’rrjedhë ujvare.

Më pastaj kënga më bukur do këndohet,

kompozime t’bukura me notat qiellore.

Me çelësin e solit vargut t’ja hapi kafazin,

lirinë dua t’ja japi kanarinës ngujume.

T’ja shohë në nota pentagrami fluturimin,

e t’ja nij zogut këngën e pakëndume.

Më pas zani kanarinës dirigjenti në simfoni,

nota tingujsh të saj t’ngjiten mbi Hanë.

Vetëm kësisoji mua do t’më kënaqet shpirti,

e ja dhuroj gjithësisë ma t’amlën kangë.

Ndoshta pas një shekulli ju do t’më kujtoni,

e bravo tu thoni kangëve t’pakëndueme.

Ma kujtoni vargun t’shkrue në dekada akulli,

koha moderne të shkuemen me e kujtue.

P@Dida.1278.

/www.QendraPress.com/