Çaste poetike me poeten;Albina TREBICKA
DEGA e QERSHISË.
——————————–
U thye, a u tha dega e qershisë
ku do rrinte i varur betimi ynë…?!
se çdo qershor do të rrinim bashkë
fshehur nën degë pa zhurmë e bujë ?
U thye, a u tha dega e qershisë,
ku “vëthë” qershish më vije në vesh,
kur kokrra i jepnim ne njëri-tjetrit… ti…
m’i lyeje buzët, unë qesh e qesh ?
U thye a u tha dega e qershisë,
ku mbetën puthjet me shije qershie
të kujtoj kur dalin qershitë e para,
por nuk e di,ty…ndërmend a të bie?!
U thye a u tha dega e qershisë tonë?
Mua kujtimi yt më vjen çdo qershor.
/www.QendraPress.com/