Çaste poetike me poeten;Selvije KADRIU
NE DY DIKUR
———————-
E mërzitur jam
Kjo erê sonte
Më merr më gjuan
Sa andej, sa këndej
Si gjethe lisi
Por jo në livadh
Më gjuan asfaltit
Të këtij qyteti
Plot pluhur
Ku dikur
Dy të dashuruar ecnin
Të përqafuar
Dhembin plagët
Nga një dashuri
E tradhtuar
Sa që nganjëherë
Më duket
Edhe zogjtë tremben
Ikin diku larg
SK, 31.05.2024, Kamenicë
/www.QendraPress.com/