Çaste poetike me poeten;Esmeralda BREGAJ
Teorema
———————–
U desh një natë
Ti mblidhje fluturat në barkë
U desh një jet
Ti lëshoje fluturat te lundronin pas perëndimit në varkë!
Si qenka njeriu
I lodhur nga jeta
I vrarë nga shpresa
I brengosur nga e vërteta .
Tym e brandy
Jashtë e Brenda.
Si u bëka njeriu
Hekur në dhëmb
Shpat në gjuhë
Lule në zemër.
Krenari në emër.
U desh një ditë
Ti mbillje lulet në kënetë
I ngjyrose një nga një
plot me erë
U deve, për atë nder!
Si kthehet njeriu
Kur mirësin shikon
Merr frymën e detit
Në shpirt kurorën e mbretit
I lirë prej sekretit e të qenurit “njeri”!
Do të duhet një jetë
Të kërkosh lumturinë
Do të duhet një çast
Ta njohësh lumturinë
Paske qen i verbër o njeri,
Më në fund u bëre I pasur, pa pasuri!
Mëso të kënaqesh
Miku im!
Jeto
Shiko
Lufto
Për mirësinë
Aty do të gjesh “njerinë”!
Alda
/www.QendraPress.com/