Çaste poetike me poeten;Kumrie Avdyli SHALA
KUPA E FUÇIA
—————————-
Kupat do i zbrazim tek fuçia,
Do i mbushim me ndjenja dashurie,
Edhe atëherë kur na mbulon mërzia,
Do të jem pranë teje lotët të t´i fshija.
Edhe nëse ujkonjat sillen vërdallë,
Ne do bëjnë sehir sikur në përrallë.
Kurrë nuk do lejojmë
kupat të na i helmojnë
as nëse ato rrënjë lëshojnë.
Me sëpatë, një nga një, do i copëtojmë.
Mos ke frikë o dritë
Se hendeqet bashkë i përballojmë.
Edhe nëse zvarriten e me thonj të grithen,
Nga beteja dhe e drejta nuk do tërhiqem,
Kupat do i mbushim me plotë dashuri,
Do i cakërrojmë gotat me gaz e lumturi,
E vetëm gëzim të kemi edhe unë, edhe ti.
/www.QendraPress.com/