Përurohet memoriali “Porta e Lirisë” në Dedaj të Hasit
Sot në Dedaj të Hasit është bërë përurimi i Memorialit të Dëshmorëve të UÇK-së, “Porta e Lirisë”.Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi për medie Komuna e Prizrenit.“Në përmbylljen e “Javës së dëshmorëve të Hasit”, sot u përurua Memoriali “Porta e Lirisë” me një akademi përkujtimore, me ç’rast u vlerësua lartë kontributi i hasianëve jo vetëm në luftën e UÇK-së, por edhe në të gjitha etapat e historisë sonë të lavdishme kombëtare. Lavdi dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të gjallë!”, thuhet në njoftim.