Fryma poetike  e së mërkurës me poeten;Gjyste DAJANI

VARGJE MALLI

———————–

Vlora jone, kohe me pare,

Gjithmonë qe, qytet i bukur,

Katër vite n’Vlore kam ardhe,

Dhe jam ndjere gjithmonë e lumtur

Katër vite ne Vlore shkova,

Mu be si vendlindja ime,

N’këtë qytet bukur kalova,

Me suksese ne mesme.

Vlora mbeti n’mendjen time,

Prej saj unë, gjithçka kujtoj,

Shume sukses në mësime,

Prandaj kurrë nuk e harroj.

Kam shume nostalgji për Vlorën

U be, per mua, vendlindja dyte,

Kur largohesha prej saj,

Veç me lot mbusheshin syte.

Veç për mire do ta kujtoj,

Vlorën tone heroike,

Me shkolloi e me mësoi,

N’jetë me beri nje Dentiste.

Gj. Dajani………..Lezhe….1997

/www.QendraPress.com/