Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Sahit OSMANI
FJALË QË DALIN PREJ QENIES SIME
————————————————
E di: këto vargje që po i shkruaj,
Ndoshta nuk do të arrijnë tek ti.
Kanë dritën dhe aromën tënde
Dalë prej thellësive të shpirtit.
Të panjohura të duken fjalët
Dhimbja-mall nuk ka ndryshuar,
Atë të veçantën e jetës sonë
Asnjë harresë s’e ka gjymtuar.
Qindra herë, ty të kam shkruar
Fjalë që dalin prej qenies sime.
Do të shkruaj sërish e sërish…
Deri sa të mbarojë vetja ime!
/www.QendraPress.com/