Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Kumrie  Avdyli SHALA

ASNJË LAJM NGA TI

————————-

 Lajmin, pranë lendinave,

 ma solli një shtegtar,

Aty ku vallëzonim,

rrinim shtrirë e pushonim,

Flisnim e qeshnim me zërin

n´kupë të qiellit, Loti rridhte gurrë,

i këthjelltë si rreze e diellit.

Ndarja ishte e rëndë,

vuajtja shkrinte akullin,

Malli më dogji edhe iherë me t’pa

Që të di t’vërtetën në më ke harru,

Ndoshta ti më shikoje,

por une s´të pashë kurrë.

Flas me fotografinë e varur në

murë tek e shikoj

Çdo moment të bukur me ty,

 pareshtur e kujtoj,

Kujtoj çastet e zjarrta që i ndamë bashkë,

Sa shumë të dashta,

sa fortë më ke dashtë.

Çfarë ndodhi që ike që,

kurrë s’me the lamtumirë,

Eh, mu betove në

Zot se nuk do ndaheshe dot.

Më lajmëruan njëherë,

sa pranë kishe qenë,

Smë lajmërove t´shikoja,

pa le ta puthja dhenë

Ti nuk e beson se sa

deshiroj të të shikoj,

E për shnetin tënd,

dua mirë të dëgjoj.

/ëëë.QendraPress.com/