Çaste poetike me poeten; Valbona R.HADRI
Duke ecur
————————
Me dhimbjen e heshtjen në kraharorë,
Hijeshia e tij, vret !
Ai i prekur nga injoranca ,
ballëlartë vazhdon ndjesinë e përjetimit të gjembosjes.
Pa lëshuar asnjë zë, dhëmbshtrënguar kapërdin lotët e dhimbjes.
Herë – herë me gjysmë buzëqeshje përshtat qeleshen e bardhë në kokë.
Ai ndien se po largohet pa i shijuar copëzat e ndara nga sofra e madhe .
Ngadalë shpalos guacën e veshit dhe vrapon pas tingullit të Lahutës së Fishtës.
Imazhi i tij sinonim i baladës epike të Mujit.
Si një tablo ku kreshnikët, ndeshen me Bajlozin.
Ai po shkon, duke lënë pas vetës amanetin e sofrës së ndarë.
Ndoshta një ditë dikush, do të mbledh copa – copa këtë dramë.
Duke e rikthyer librin në këngé
dhe gjithë lulerritësit e lirisë në statuja prej lulesh.
/www.QendraPress.com/