Çaste poetike me poeten;Servete ELEZI
Ndërsa u afrova
———————————
e pashë, se si qeshte me telefonin
ngriti pak sytë
sa për të më drejtuar dorën
fjalët e mia përhumbën
tutje, pa qëndruar askund!
Të kuptoj ,nuk munda
stuhitë në sytë e tij
një fjalë kuturu
e kujtonte se isha aty
pak sekonda për të ik në pështjellim!
Brenda meje rënkonte
modernia
kjo botë memece
u largova e akullt
duke mbajt me vete
fjalët shurdhe që dhëmbin
se di ,se sa!
/www.QendraPress.com/