Çaste poetike me poeten;Marigona ZEKAJ
AH, MALL I VJETËR
—————————————
– Malli erdhi nga netët e zbardhura nga drita
e hënës!
Malli qëndron në netët
e ftohta duar ngrirë
Këmbë skuqur e fustan
të zbardhur në trup nga acari
Malli erdhi nga netët e
e zbardhura nga drita
e hënës sepse më duket
Edhe hëna me shumë buzëqeshte
Mall për njëzet familjar
Trung i gjerë e me vlerësimin
E fjalës se me të moshuarit
Mall për zhveshjen
e bukurise së rrobave të
shtrejta i veshur me petkun
e moralit dhe ndershmërisë
Mall për skuqje për martesë
Dhe takim me një mashkull
sepse mashkulli ideal
për një femër ishte vetëm babai
Mall për kohë të shkuar
e përzier me varfëri
Po ajo që ka pasur vlerë është
e quajtura respekt e krenari.
Marigona
/www.QendraPress.com/