Çaste poetike me poetin; Asllan MIFTARI

I PERSEKUTUARI

——————————–

Të jesh inteligjent apo i devotshëm

Punëtor e i ndershëm, gjer ku s’ka

I bëre dhe një çast “hije” drejtuesit

Mbetesh përherë me këmbë hava !

PASURIA

Le të jesh i pasur gjer në grykë

Madje të kesh botën mbarë

Po të sundoj në shpirt varfëria

Je thjeshtë, varfanjak e mëkatar !

FJALA

Si çdo armë vret dhe kjo

Nëse mbushet me helm e vrerë

Vret pa gjurmë, shenjë e pa zë

Më tej se plumbi, mijëra herë !

Ndaj…- kujdes me fjalën

Qiellin e kristaltë e mbyt në re

Por dhe retë i largon nga qielli

Po t’ i vëmë asaj, masë e fre !

.

Copyright@Asllan Miftari

14 Dhjetor 2023

Kukës – Albania

/www.QendraPress.com/