Çaste poetike me poeten;Ajete POVATA
VENDLINDJA IME
—————————-
Bjeshkët e Strellcit
– të bukura krenare
me lëndina të bleruara
e vasha te bekuara
që Zoti na i ka dhuruar
në vendlindjen time
Aty shtatin lëshova
në freski te Gurrave të Bardha
atje – në maja të bardha
e nëpër lëndina
u rritem me bekim
të atdheut tim
Në Bjeshkët e Strellcit
jetën fillova
kënaqësi e gëzime përjetova
dashurinë aty e ndjeva
që shkëmbijnëve ua rrëfeva
Tani bjeshkët na thërrasin
kushtrimin ta dëgjojmë
në cdo cep të mëmëdheut
të larë me djers e gjak
ta duam –
ta duam
– e kemi hak
Tani ejani t’u jap bekimin
– ju kam bijë me nam
me keni Nënë
/www.QendraPress.com/