Çaste poetike me poeten;Hamide AXHAMI

PSE NUK MË THANË MË HERËT

———————————————-

Atë natë të ftohtë akull

Yjet nuk shkëlqyen,

ashtu siç e pata menduar.

Hënë e zbehur,

pas pyjeve të larta u fsheh.

Rrugëtimin e nisa me ëndrra plot

Renda si e marë,

pas një fije shprese të bardhë.

Fat i trisht…

Dallgët e jetës

i përplasi diku në pafundësi

Sy mbyllur…

Si somnabul ecja mbi valë

Fjalën e ndrydhur.

E besova verbërisht.

Pse nuk më thanë më herët ?!

Pse ??

H. Axhami

23. Maj. 2024.

/www.QendraPress.com/