Çaste poetike me poetin;Agim BERISHA

Mirëmëngjesi jetë, mirëmëngjesi botë

————————————–

Mirëmëngjesi Qiell, mirëmëngjesi Tokë

Mirëmëngjesi Diell që ngroh shpirtin tim

Jeta qenka dhimbje, jeta qenka gëzim

Sëmundja dhe ilaçi janë miqtë më të mirë

Me kohë njëri-tjetrit i thonë lamtumirë

Ata do miqësohen aq sa kan nevojë

Kur largohet sëmundja, ilaçi do shkojë

Zgjohu ti me mua le të zgjohen zemrat

Ku janë trëndafilat, do t’i takosh gjembat

Ku zë fill një jetë, aty nis dhe vdekja

Shpresa n’dëshirë kthehet, kur pushon përpjekja

Disa që me ne, dje folën e qeshën

Sot s’thanë “mirëmëngjesi” se u ngrinë dhe heshtën

Jo botën por veten në vijë mund ta vësh

Në s’mund të bësh mirë, keq mund të mos bësh!

Thuaj “Mirëmëngjesi!” dhe vazhdo rrugëtimin…

Kalofshit një ditë të bukur e të qetë.

/www.QendraPress.com/