Fryma poetike e së dielës me poeten;Anila KODRA
DO TI FAL
——————
Njëmijë të ishin gabimet
Që do bëje ti cdo ditë,
Do ti falte zemra ime
Se vec ti e ke përtëritë.
Do harroj shiun e lotëve
Që kristal tani po duken,
Do harroj ditë të mërzisë
Që guvës së shpirtit struken.
Do harroj kur u lënduam
Edhe ditët kur ne heshtëm,
Do kujtoj marrezinë tonë
Ditët kur të dy u deshëm.
Do ti falte zemra ime
Gjith trishtimet që ke sjellë,
Do kujtojë vec ato ditë
Kur lumturi në të ke mbjellë.
Ditët kur ti ke gabuar
Do ti djeg , do ti bëj hi,
Që të jem prap e bekuar
Brënda tëndes dashuri.
Në humnerën e harresës
Dhimbjen tani do gremis,
Do ti fal ty njëmijë gabime
Ti më ngjall, ti dhe me vdis.
/www.QendraPress.com/