Fryma poetike e së dielës me poetin;Xhemkadri KASTRATI
MA LARGO
—————-
Fjalët tua do të më çmendin
Pse po e mbron atë bastard
Thua më i mirë, ja din rendin
Unë rezervë dhe ai standard!
Ma largo të lutem nga koka
Për ty zemra m’djeg si furrë
Pranë teje më shembet toka
Dhe fare nuk ndjehem burrë.
Atë bastard mos ta shikoj
Flake tani sa s’është vonë
Nuk të deshti, të mashtroi
Fjalë të mira për te s’thonë!
Unë do të vi një ditë si flutur
Ndodh të vi n’fillimpranverë
Dhe të t’gjej moj lule e bukur
Me ty t’kënaqem, të marr erë.
Besoj se s’do të pendohesh
Kjo pleqëri shpejt po afron
Jeta duhet të shfrytëzohet
Kot më pas i bjen pishman!
/www.QendraPress.com/