Çaste poetike me poeten:Brixhilda DEDE
ARI I SHPIRTIT TËND, AS SHUHET, AS NDRYSHKET
————————————————————–
Ndihej mbi lëkurë përkëdheljen e gishtave të tu.
Mornica të përshkojnë trupin nga
emocione ndjenjash buruar si sinfonitë e Bethovenit.
Depërtuar, brenda zemrës dhënë sinjal
gjithë qelizave të trupit, ti binden ndjenjës.
Pëlhurë e një qielli mëndafsh me gonxhe
trëndafilësh të mbështjell gjoksin e brishtësuar.
Shtrij krahë, kapur një ajër të bulëzuar në argjend, si lotë malli.
Imazhi yt rreze e fuqishme dielli, më lyhen me arin shkrirë
nga nxehtësia trupore e largohet me
një re të bardhë malli si pulbardhë agu.
Ëngjëjt e tu më marrosin shpirtin.
Aroma jote pudros qiej, kthehet në ylber ngjyrimesh e bërtet;
Zot, si nuk ke pak mëshirë!
Ti dhimbja, heshtja, lumturia, vetmia ime.
Magjia e jetës!
Do të zhytem deri thellësi detesh, të të gjej kutinë e sekretit.
Le të mbytem në dallgën tënde.
Të mbytesh brenda pushtetit tënd , quhet lumturi apo vdekje e dëshiruar.
Bekim perëndie, kështu pëshpërisin qiejt.
Shtegu i zemrave të bekuara frymon thellë kur ne aty kalojmë.
Ka mall për dashuritë!!
/www.QendraPress.com/