Çaste poetike me poetin:Sinan Deshiku VAKA
FAT I IKUR
——————————-
Qytetit tim, mesditës krejt i humbur
Shikoja nga ndryshimet bri vitrinash
Mu duk krejt ndryshe, si kafaz i mbyllur
Dhe pllakat poshtë hapash fole minash .
Pastaj në zbrazeti po ndjeja thellë
Pa shprese asaj që quhet fat i ikur
Me bindjen çfarë kërkoja , mendjes thellë
Të isha i panjohur, i paditur .
Dhe i treta gjithë mendimet arratisë
Dhe s’u habita kur më shihnin kot
E mbajta shpirtin vargut, poezisë
Prandaj mes rimash bie ndonjë lot.
Permet 29.05.2024 /www.QendraPress.com