Çaste poetike me poeten;Margarita Llapushi ZENELI
Të kam ëndërruar..
——————————–
Të kam ëndërruar..
mbi krahë zogjsh
në kaltërsinë e qiellit
mbi kuajt e reve, fluturuar!
Të kam ëndërruar..
në gonxhen e një trëndafili
vesës përgjëruar
si flutërz në pranverë
vij duke kënduar!
Të kam ëndërruar..
në tingujt e një melodie
prekur gishtat e butë
dehur, në nota dashurie!
Të kam ëndërruar..
në rrugët e zemrës të shoh
butësinë e shpirtit ta puth
me mgjyrë të gjakut të ngroh!
Të kam ëndërruar ..
dikur dhe tani
ëndrra, dridhur përsëri,
fle me ty..!
/www.QendraPress.com/