Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Mimoza Eliona OSMANI

Ndonëse…

————————-

Ndonëse nuk jam bërë poete

Dhe në bëhem ndonjëherë

S’flas dot me pompozitete

Lapsi im i thjeshtë , nder.

Nisa t’i çajë këto dete

Lundër e shpirtit të gjerë

Më çoi në ca planete …

Të takoja miq të tjerë .

Disa tashmë për portrete

Poet që kur kishin lerë

Gjuhë rrallë penë më vete

Edhe vlera mbetet vlerë .

Ka disa që vënë trumbete

Vesh më vesh e derë më derë

Porse një i /e aftë s’ humbet

S’ka përse borisë t’i bjerë…

Jeta nuk të shtron tapete

Dallgë e sajë s’di ku të nxjerrë

Desha të bëhem poete

Dhe s’u bëra asnjëherë.

Vargut i lash amanete

Të mos tretet nëpër erë

S’jam Shekspiri për Hamlete

Thjesht të mos jetë si të tjerë ..

Të ketë lartësi tek retë

Fund krye një të prerë

Me tabanin fletë më fletë

Pa fustan të rremë karrierë…

Ndoshta s’u bëra Poete

Por ju deha disa herë

Zemrës fsheha një sepete

ju qerasja buzë me verë…

Verë e puthje për lezete

Për t’ju ngritur tjetër sferë

Ndonëse nuk jam bërë Poete

Porse ja , u jam bërë ferrë…

/www.QendraPress.com/