Rinia Prizrenit,e kërkon Skënderbeun ne sheshin’’Shadërvan’’.
Prizreni, tashmë është në renovim e ri të sheshit më të dashur për Prizrenin dhe ata që vizitojnë ‘’Shadërvanin’’,mirëpo shumë të rinj të frymëzuar nga çerek shekull i lirisë pra në 25 Vjetorin e çlirimit të Prizrenit, kanë edhe një kërkesë fondamentale siç e quajnë ata, kërkojnë /në formën siç, e sheh kjo foto/,të vendoset busti i heroit tonë kombëtar Skënderbeu. Kështu kërkojnë të rinjtë;Blerim Berisha, Arbër Latifi, Besa Gashi, Miranda e Vjosa Morina,Adritë Mehmeti, dhe një numër i madh të rinjsh. Ata thonë se në të gjithë kryeqytete e botës,janë të vendosur heronjtë kombëtar si në ;Tiranë e Prishtinë, apo heronj kombëtar të shteteve si ne Londër, në Varshavë, në Bruksel,në Paris e kudo tjetër. Prandaj, pse mos të ketë Prizreni, kur është kryeqyteti shpirtëror i të gjithë shqiptarëve e të mungojë shtatorja e heroi kombëtar !!!!, Kjo është domosdoshmëri nëse tani nuk realizohet herët a vonë kjo do të ndodhe pohojnë shumë të rinj .Pranë shtatorja e Skënderbeut kërkohet të vendoset në ‘’Shadërvan’’, e kur të vizitohet ky qytet të ketë identitetin e një kryeqyteti shpirtëror. Kjo kërkesë padyshim se është edhe kërkesa e sa ardhmes,sepse politika tjera vijnë e shkojnë, por jo figura kombëtare e heroi Skënderbe./www.QendraPress.com/