Debat publik për Qarkoren e parë afatmesme buxhetore të komunës së Prizrenit
Fillimisht debatin e hapi Ymer Berisha, lidhur me qarkoren afatmesme buxhetore,I cili në emër të kryetarit Totaj ,përshëndeti dhe kërkoi që të kemi sa më shumë diskutime në këtë drejtim . Derisa laborimin për mjetet komunale njoftoi drejtori i Financave Sulltan Badallaj.Ai në fillim tha se jemi në hartimin buxhetit të komunës për tri vitet e ardhshme. Korniza buxhetore është dokument që në parim miratohet nga kuvendi i cili edhe përcakton parametrat kryesore te mjeteve buxhetore. Lidhur me buxhetin për vitin që vije buxheti është rreth 71 milion euro dhe pastaj ai dha sqarime shtesë.
Pas këtij raporti pjesëmërrës prezentë që ishin këtu kryesisht kryetar të Bashkësie Lokale Marte Prekpalaj, tha se në Karashëngjergj dhe në Bregdrini ka probleme me rrugë, derisa Zymi ka probleme me mungesën e ujit të pijes.
Shani Tanaj , si kryetar i disa fshatrave të Hasit, duke filluar për fshatin Kojush lidhur me ujin e pijes,Planejë ka nevojë për rrugë lokale. Për Gorozhub për rregullimin kanalizimit dhe riparimin shkollës, kurse për fshatin MazrrekëBekim Nerjovja për Lugishtë të Hasit kërkoi ndërtimin e një aneksi të shkollës
Engjëll Kajtazi,lavdëroi drejtorinë Adem Morina pastaj edhe drejtorin Lamaj që ka pas investime të shumta në Has.
Shukri Quni,kërkoi për ndarjen e projekteve për një impiant për fushën e Nashecit .Po kështu kërkoi edhe ndërtimin në sallë sportive në shkollën e Nashecit.
Bujar Pulaj,tha se projekte që janë në buxhet të planifikuara ende që nuk kanë filluar e duhet të fillojnë në fshatrat si në Vërmicë dhe fshatra përreth.Dashnor Vehapi, nga Lubizhda, kërkoi disa renovimeve të rrugëve Herolind Osmanollaj, nga Gjonaj, paraqiti disa nga kërkesat e Gjonajve dhe Tupecit,fshati Gjonaj s ka asnjë pjesë trotuari pastaj pati edhe një numër të madh kërkesash.
Përfaqësuesi i fshatit Kushnini paraqiti problemin me ngrohje dhe furnizimi ujë të pijes deh lidhur me një trafo Besmir Shala Billushë, uji i pijes dhe mungesa e ujt është problem me ujë të pijes, Një kërkesë mjeku në ambulancë nuk vje. Ruzhdi Ajazaj nga Petrova, lidhur me katër ndërtesat që janë ndërtuar aty çfarë po ndodh dhe kush i menaxhon. Gjon Kolndrekaj, tha se punët që po kryhen nuk janë me kualitet
Sugjerimet mund të jepen deri me datën 17 qershor lidhur me këtë kornizë buxhetore./www.QendraPress.com/