Çaste poetike me poeten;Ramije UKAJ

ZAMBAKU I PRIZRENIT

—————————————-

Atje lart në vendlindjen time

Lule zambaku herët lulëzon

Me cicërrima zogjsh ajo rritet

Gjithë Prizrenin e hijeshon

Shtati i saj ngjyra-ngjyra

I lëshon rrënjët në dhé të vet

E ujitur me ujë Lumëbardhi

Aroma e saj na mbush plot jetë

Si gjerdan me xhevahire

Anembanë i stolisë malet

Është frymëzim i bilbilit të Kosovës

Kënga për te kurrë nuk ndalet

O zambak, zambaku im

Midis luleve ti mbretëron

Këngë e valle me emrin tënd

Brez pas brezi ti na bashkon.

/www.QendraPress.com/