Çaste poetike me poeten;Hatixhe Çollaku ADEMAJ
Lule alpine
——————————-
Ti një lule e bukur alpine
Dimrave të fortë u ke bërë ballë
E qelë sa shkrinë e bardha borë
Brigjeve t’liqenit akullnajorë…
Ekstremet e jetës kaluar
S’u nënshtrove u përshtate
Të kalitën të zbukuruan
Evolucionin e sfiduan…
Të ta shoh atë bukuri
Në bjeshkë
me ty
pak kohë do t’rri…
/www.QendraPress.com/