Në Prizren mbahet Konferenca ndërkombëtare kundër drogave, organizuar nga Federata e Mjekëve në Evropë
Sot, në mjediset e UPZ është mbajtur konferenca ndërkombëtare e Mjekëve Shqiptarë në Evropë e ku kanë marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj i cili është nderuar edhe me mirënjohje ndërkombëtare , pastaj ministri i shëndetësisë Arbën Vitia, Dr Fatmire Kollçaku, deputete. Dr Jusuf Ulaj, dr Narqize Hoxha drejtoreshë e spitalit në Priren, kurse kumtesa kanë mbajtur fjalime të tyre edhe prof Gazmend Bojaj, Prof Fadil Çitaku, prof ass Valdet Hashani, Dr Edmond Nushi dh Dr Xhevat Elezkurtaj , Lidhur me këtë konferencë ndërkombëtare ka folur presidentja e Federatës së Mjekëve të Evropës dr Aurora Dollenberg, e cili ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për pjesëmarrjen në këtë konferencë e sidomos tani ku kjo po bëhet nevojë e domosdoshme .Dr Narqize Hoxha, drejtoreshë e spitalit në Prizren në këtë konferencë ka mbajtur një fjalë rasti kurse ajo tha se kjo konferencë ka rëndësi të madhe, dhe paraqiti edhe fakte tjera të cilat tashmë edhe në spitali e Prizrenit jepet sasia e narkotikëve që i jepen nevojtarëve të spitalit Kurse nga Finlanda kishte ardhur edhe dr Edmond Nushi i cili me këtë rast ka folur lidhur me këtë event kaq të rëndësishëm. Ky është njeri nga eventet e rëndësishme të shëndetësisë që Prizreni dhe e bënë edhe më të njohur në Evropë e botë, Prandaj, u tha se mjekët shqiptarë kudo që janë po tregojnë suksese evidente./www.QendraPress.com/