Fryma poetike e së dielës me poeten; Arjana Fetahu GABA

TE PRES!

—————————

Në bregun e bardhë me guacka të gjysmuara,

Të cilat duken si mozaikë pa kuptim,

Rrëshqet vala e bardhë, shkumëzon trazuar,

Nga të diellit shkëlqim.

Mundohem të shoh në je përtej hapsirës blu,

Si një pirat I ishullit të ndaluar,

Me shpirt të ngritur në këmbë nga vetmia,

Me mall pushtuar.

Sytë e mi tashme, dy gjethe peme të sëmurë,

Ku malli, ja ka pushtuar atë mbreteri,

Zbathur guaskave të gjymtuara endem,

Për sa kohë, se di.

A je ti, përtej asaj ane ku unë s’mundem?!

Veç trupin kam në këtë breg të harruar,

Sepse shpirtin, me pulëbardhat që bëra mike,

Mbështjellë me ca lot, ta kam dërguar.

Të pres jashtë ç’do kufiri të pritjes, e pa fre,

Me dallgë ankohet deti, me rërën seç u zunë,

Por ka raste që ai lodhet e fle,

Për ty, jo unë!!

/www.QendraPress.com/