Çaste poetike me poeten;Albina TREBICKA
GJURMË në RËRË…
——————————————–
Vargu dhe vala në një guackë deti fshehur
Kukafshehtas ato ndjekin gjurmët e mia
Qielli i qëndisur nga mijëra re të bardha
Më kujton ato çaste kur u shfaq dashuria
… aty ishte deti dhe akoma aty është…
Aty edhe guackat si qëndisje mbi rërë
Aty nisën me qindra e qindra dashuri,
por në finish nuk arritën dot të tërë.
Tani unë ec dhe buzëqesh
mbi rërën e lagur
Ca gjurmë i fshiu dallga,
se gabimisht kishin ardhur
/www.QendraPress.com/