Çaste poetike me poetin;Setki Q. JASHARI

Më ndriçon kujtimi yt…

————————————–

Sonte,vonë do të mbyll dritaret…

Errësira e plotë,dhomën ta mbuloj.

Sepse kujtimi yt,si diell do ta ndriçoj.

Do të ulem i lodhur,në shtratin tim…

Dhe sytë e djegur,ëmbël do ti mbyll.

Me dritën e dashurisë,ndriçohet shpirti im.

Dritaret do ti mbyll,se ndihem më i qetë.

Sepse gjithmonë bëjnë dritë,kujtimet e tua.

Dashuria për ty,është ëndrra ime në jetë.

Si jorgan do të kem,mbi trup flokët e tua…

I uritur,me puthje do t’ushqej shpirtin tim

Në jetë të jetëve…Gjithmonë do të dua….

Jeni jeta ime…Të betohem në perëndi…

Dashuria ime e parë dhe dashuria e fundit.

Betohem në rrezen e diellit. Je vetëm ti…

www.QendraPress.com/