Çaste poetike me poetin;Xhemkadri KASTRATI
VENDI IM
——————————–
Në këtë vend u linda atëherë
Këtu n’këtë tokë dhe jam rritur
Është nga gjyshi, se kam blerë
E kurrë s’mendoj për ta shitur!
Këtu kam n’varre babë e nënë
Dhe shumë tjerë që kanë rënë
Por kurrë nuk kam për t’i lënë
Se kam frikë nëmat t’më zënë!
Këtu kam vëllaun, e kam motrën
Kam shtëpinë, këtu kam votrën
Këtu kam zjarrin, këtu kam tym
Kam gëzim, kam dhe hidhërim!
Këtu kam farën, këtu kam fisin
Këtu kam rrënjët, këtu kam lisin
Këtu kam nipin, e kam mbesën
E kam jetën, kam dhe shpresën!
Këtu mbaj fjalë, mbaj dhe besë
N’kokë kam plisin, nuk kam fes
Këtu i kam teket, këtu kam ves
Këtu vetë qepi, këtu vetë pres!
Këtu kam qiellin, këtu kam retë
Kam shtrëngatën, kam rrufetë
Këtu rizgjohem n’çdo mëngjes
Këtu jam lindur, këtu do t’vdes!
/www.QendraPress.com/