Çaste poetike me poeten;Fatmira LIMANI
Kush është fajtor..??
—————————
Unë I varfër i vuajtur!
I uritur,bark bosh!
I zhveshur e i leckosur!
Këmbe-zbathur i marrosur!
Mos vallë perëndia,për bekim,
ne kete jete me solli.
Apo prindet e mi te dehur
nga dashuria për femi.
Mëkatar janë te dy!
Qe me sollën ne ketë bote!
Unë I varfër dhe I vuajtur!
Tjerë te pasur,e te lumtur!
Kur shikoj moshatare te mi!
Te veshur e zbukuruar!
Te ngopur, te gëzuar!
Te buzeqeshur, te lumturuar!
Sytë e mi te lotuar!!
Shpirti I’m I hermuar!
Zemra ime e copëtuar
Rraskapitur e i përmalluar.
Edhe unë dua te jetoj!
Te vishem e zbukurohem!
Te loz, te qesh, te gëzohem!
Jo I vuajtur, i përbuzur,e dreqosur!
/www.QendraPress.com/