Fryma poetike e së dielës me poeten;Sofia Doko ARAPAJ
U inatos
———————-
U inatos me mua
më quajti motër,
vetëm për fjalinë
që fillonte me të vogël…
Përtypte stamnat
mbi u-jën time,
e shihte veten
copë e thërrime,
e më thërriste,
Ti je Ana,
Ana Ahmatova!
Po unë e verbër
që në lindje isha,
lexoja shpirtrat
vetëm me gishta,
po ai u inatos
u inatos me mua,
e me quajti motër.
Më quajti motër,
vetëm për fjalinë,
që fillonte me të vogël…
Sofia Doko Arapaj
Tiliso, Greqi
/www.QendraPress.com/