Çaste poetike me poetin:Selim CERPJA
NJË FJALË TË VETME
Një fjalë të vetme nga ti unë pres
Që se përdore dhe për të tjerë,
Pëshpëritë me veten mbrëmje e mëngjes
Një fjalë që në jetë…thuhet njëherë.
Përgjigja e gabuar, mua më lëndon
Nuk është e gjetur fjala ” të dua,, ,
Dua një tjetër që nga shpirti buron
Sepse ate, gjithëkujt ja thua.
Ju dua o prind ju dua të dyve
Më nxorët në dritë ku Diellin shikoj,
I dua fëmijët si drita e syve
Janë motivi i jetës, që unë jetoj.
Edhe çdo stine të njëjtën fjalë i thua
Secila në sfilatë ka bukuri të rrallë,
Të dua Pranverë, me bukuritë e tua
Ndaj unë nga ti…pres tjetër fjalë.
Një fjalë që thuhet njëherë në jetë
Ashtu si të tjerët dhe unë kërkoi,
Ku zjarri i zemrës e bën të vërtetë
Dhe goja e shpreh…të dashuroj.
/www.QendraPress.com/