Çaste poetike me poeten:Antigona DESKU
KËSHTU JAM UNË
———————————–
Pshertij përmes vargjesh
T’ju rrëfej ca fjalë
T’ua thëm të vërtetën
Kush jam unë vallë
Flas me vargun tim
Heshtjen ta hedh tutje
Ndryshe nuk jam
Veç siç jam në dukje
Nuk shtirëm se koti
Nuk bëhem kryeneçe
Nuk kërkoj lëmosh
Nuk dua të jem e keqe
Bota le ta dijë
Jam kjo që jam
Lotin e fsheh në shpirt
Buzëqeshje në zemër të kam
Ëndrrat e mija
I mbylli më dry
Kur të vij çasti
I shprehi në liri
Vuajtjen e treti
E flaki tutje
Kështu jam unë
Siç shihem në dukje.
Antigona Desku
/www.QendraPress.com/