Çaste poetike me poeten: Marigona ZEKAJ
Ç,dobi ka mirësia
—————————–
Se rrugët do mbushen
Gjemba dhe era do të fyej me furi
Kudo se njeriu ,zemër mirë
Pak dritë mundë te shoh në këtë zagushi
Do të jetoj i sfiduar i shtypur
E i lotuar do të qajë do të sakrifikoj
E mira e të mirit pas çdo lufte
me vetën do të triumfoj
Ja pse s,mund çdo kush te
Gëzoj mirësi .
Mirësia do burrëri,do besë e do durim
Mirësia ka gjemba zvarrë që rrezatojnë
Do të shkosh, do të bëhen këmbët
Prush e gjak do të pikosh si Promothe
Mirësia ,është dokument identifikimi i
Njeriut të mirë ,është sakrifica jetës
Dhe qetësia në shpirt për atdhedashuri
Është dhuratë e atij që të njeh
Është miqësi që dike e shpërble!
/www.QendraPress.com/