Prizreni pas reshjeve pa dëme të mëdha

Mbrëmë vonë  në  Prizren dhe në disa fshatra të  Prizrenit  ka  pasur erë të fortë dhe  reshje  breshëri vende vende,Lidhur me këtë  ne kemi kontaktuar  drejtoreshën e Emergjencave në Prizren Ramize  Shala  me telefon e cila për Rtv ‘’Besa’’  ka potencuar se  inspektorët  bujqësor  për vlerësim të dëmeve kanë dalë  herët sot në terren, mirëpo deri  në orën 13.00 të ditës së sotme nuk kemi ndonjë  rast   të paraqitur nga qytetarët për  dëme  individuale, pos  rasteve  që  shtyllat elektrike  tashmë  në shumë vende po paraqesin rrezik për qytetarët. Kurse vetëm banesës kolektive  në afërsi të Gjimnazit ‘’Remzi Ademaj’’,  dihet se  i është dëmtuar kulmi, raste tjera  nuk kemi të  paraqitura,  Kurse ne sot pasdite bashkë me ekipet përkatëse do të vizitojnë edhe fshatrat e Luginës së Lumbardhit  për të takuar banorët e  Lubinjës dhe fshatrave  tjera që ka apsur reshje breshëri. Por  raste individuale  nuk kemi të paraqitura   tek ne, Zjarrfikësit i kam kontaktuar dhe   ata  pohuan se ka pasur dy raste me shtylla elektrike, por  pa dëmtime të rënda. tregon ajo. Kurse  disa fshatra të  Hasit  për shkak të defekteve me energjinë  elektrike  kanë pasur reduktim të ujit të pijes, Kjo si rezultat  i mungesës së energjisë  elektrike ./Rtv Besa/,përcjellë/www.QendraPress,com/